Trajneri i Maqedonisë së Veriut: S`jemi në Itali për turizëm
Uran Krasniqi / RTKLive
Trajneri i Maqedonisë së Veriut, Blagoja Milevski ka thënë se skuadra e drejtuar nga ai nuk është për turizëm në Itali.
Dy skuadrat ndeshen në një moment kur Italia përpiqet të kalojë në vendin e dytë në grupin që kryesohet nga Anglia.
Por trajneri maqedonas i ka paralajmëruar italianët se përballjen me maqedonasit nuk do ta kenë të lehtë.
“Kur punoni në botën e futbollit, gjithmonë shpresoni të jeni të suksesshëm. As nesër nuk do të ndryshojë asgjë, ne nuk jemi këtu për turizëm, duam më të mirën. Çdo ndeshje është një histori më vetvete. Nuk më intereson se çfarë besojnë ata. Fokusi është tek ne, në atë që duhet të bëjmë në fushë. Ne duhet të jemi në nivele më të larta se Italia për të dalë me një rezultat pozitiv. Duhet të mbetemi vetvetja”, ka thënë ai.























