13:53 / 17.11.2023
Kurti takim me Rohde dhe ambasadorët gjermanë nga rajoni
A.B/RTKlive
Ambasadori i Gjermanisë, Jörn Rohde në Prishtinë ka njoftuar për një takim, të ambasadorëve gjermanë të Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës dhe Serbisë në Prishtinë.
Ambasadori Rohde në platformën “X”, ka shpërndarë një fotografi nga takimi, teksa ka pohuar se në takim kanë diskutuar për çështjet rajonale.
“Së bashku me kolegët gjermanë nga rajoni dhe Berlini, e nisa ditën me një diskutim nxitës për çështjet rajonale dhe rrugën drejt Bashkimi Evropian”, thotë ambasadori.
Ai ka falënderuar kryeministrin Kurti për dialog, siç ka shkruar ai, të thellë dhe të sinqertë.
























