13:47 / 18.11.2023
Në Dibër bëhet inaugurimi i bustit të heroit kombëtar Hasan Prishtina
A.B/RTKlive
Bashkia e Dibrës, në bashkëpunim me Fondacionin “Hasan Prishtina”, kanë bërë inaugurimin e bustit të Heroit Kombëtar Hasan Prishtina me rastin e dy jubileve, atë të 150-vjetorit të lindjes dhe 90-vjetorit të vrasjes.
Në këtë ceremoni ku merrnin pjesë shumë qytetarë të trevave shqiptare, u vlerësua lartë figura e Hasan Prishtinës.























