Në Bazel u mbajt Fundjava Kulturore Shqiptare, u përkujtua profesor Nimani
RTKlive
Në Bazel u mbajt Fundjava Kulturore Shqiptare dhe me këtë rast, para publikut u paraqit një program i larmishëm kulturo-artistik.
Nën organizimin e Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës dhe te Shoqatave Gjakova Basel dhe shkolla ABSM, për dy ditë radhazi u mbajt fundjava kulturore shqiptare.
Me këtë rast para një publiku të gjerë u paraqit një program i larmishëm kulturo-artistik, fillimisht me promovimin e librit “album i thashethemeve” i autorit Stefan Çapaliku për të vazhduar me muzike shkodrane nga Gentiana Tafili.
Dita e dytë filloi me hapjen e ekspozitës së skulpturës të dy autorëve shqiptar që jetojnë në Zvicër Nexhmedin Jonuzi dhe Bashkim Beqiri, të cilët dhe prezantuan veprat e tyre.
Në vazhdim u prezantuan tri shoqatat organizatore të këtij eventi “ Shkolla-ABSM”, Gjakova Basel dhe Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës, ku u diskutua roli i tyre ne fuqizimin e rinise shqiptare në Kosovë dhe në Zvicër, me theks të veçantë kontributi i ABSM e regjionin e Gjakovës përmes Krenare Rizvanolli dhe Besim Mustafa dhe për të vazhduar me debatin rreth mësimit plotësues ne Zvicër.
Një pikë shumë emocionuese e këtij programi ishte përkujtimi i veprës dhe jetës se Prof Shyqri Nimani nga Dr. Med Xhezide Lumi përmes një foto-galerie dhe këngës së preferuar të profesorit që ishte ADRIANA- të cilën e ekzekutoi i biri Alban Nimani përcjell me piano nga Prof. Ermira Zyrakja Lefort.
Aktiviteti i radhës ne këtë pasdite ishte debati politik me temën: Pjesëmarrja e shqiptarëve në jetën politike ne Zvicër” ku ishin te ftuar disa politikan shqiptar, anëtar të partive të ndryshme zvicerane si: Gezim Hasanaj, Rina Reçica, Qendresa Hoxha Sadriu, Korab Rashiti, Reis Luzhnica dhe Perparim Avdili.
Këtë manifestim e përmbylli profesoresha e pianos Ermira Zyrakja Lefort, e cila luajti n piano disa vepra te muzikës klasike shqiptare.























