09:06 / 20.11.2023
Tahiri: Qeveria s’ka strategji, shkon në dialog pa u ndëshkuar Serbia
Sh.Ç /RTKlive
Ish-kryenegociatorja në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka deklaruar se Qeveria Kurti s’ka strategji për udhëheqje, por vetëm po raporton për sulmin serb në Banjskë. Ajo ka shkruar në rrjetin social Facebook të hënën se Qeveria po merr pjesë në dialog pa u ndëshkuar Serbia.
“Qeveria jonë nuk udhëheq, por vetëm raporton (për sulmin në Banjskë). Asnjë strategji nuk ka, madje BE-ja bëri një veprim hoqi ndërmjetësit dhe vuri tre liderë evropianë, Serbia nuk u ndëshkua, ndërsa këtë javë qeveria merr pjesë në dialog pa u ndëshkuar Serbia”, ka shkruar Tahiri në Facbook























