I jepet lamtumira e fundit veprimtarit Ukë Gjonbalaj
RTKlive
Sot i jepet lamtumira e fundit patriotit dhe intelektualit të shquar, Ukë Gjonbalaj, varrimi bëhet në New Jersey të ShBA-së.
Veprimtari i njohur i komunitetit shqiptar në SHBA, Ukë Gjonbalaj, ndërroi jetë në moshën 62 vjeçare, më 25 nëntor 2023, në një spital në Staten Island - New York.
Lajmin e bëri të ditur familja e tij, e cila njoftoi komunitetin, miqtë, shokët dhe dashamirët se më datën 25 nëntor 2023, në New York, si pasojë e një sëmundjeje të rëndë ndërroi jetë më i dashuri i tyre.
Gjonbalaj lindi 1 janar, në Vuthaj më 1961, ishte shumë aktiv në komunitetin shqiptar. Ai është edhe një nga bashkëthemeluesit e Fondacionit "Plavë e Guci", prej nga është edhe origjina e tij.
Fakultetin Ekonomik e kreu në Prishtinë. Magjistroi në Universitetin e Zagrebit më 1996, në degën e Tregtisë̈ së Jashtme.























