Kurti: Shqiptarët kanë të përbashkët historinë dhe ardhmërinë
BKT
Lajme

Kurti: Shqiptarët kanë të përbashkët historinë dhe ardhmërinë

M.Miftari/RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas vizitës në pallatin e Kulturës në Vlorë, në 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, para gazetarëve tha se sot është ditë feste e krenarie, derisa shtoi se duhet të punojmë për idealet e synimet e Skënderbeut, nga Kruja; të Ismail Qemalit, nga Vlora e të Adem Jasharit, nga Prekazi.

I pyetur për takimin me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, Kurti tha se “nuk është dita të flasim dallimet politike për polemikat aktuale, sot ishim e jemi bashkë”.

“Shqiptarët kanë të përbashkët gjuhën, kulturën; e kanë të përbashkët historinë dhe ardhmërinë dhe e tashmja përmbushet pikërisht në këtë mënyrë”, deklaroi kryeministri Kurti.


MË SHUME NGA Lajme