‘Nëntori i dytë’ rishfaqet si retrospektivë kinematografike
BKT
Kulturë

‘Nëntori i dytë’ rishfaqet si retrospektivë kinematografike

M.P. / RTKlive

Filmi historik dedikuar ditëve të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë "Nëntori i dytë" u shfaq mbrëmë në Kino Armata.

I prodhuar në Shqipëri në vitin 1982, me regjinë e Viktor Gjikës dhe me skenarin e Dhimitër Shuteriqit dhe Kiço Blushit, filmi shfaq përpjekjet dhe sakrificat e të parëve për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare.

“Ambasadori i Shqipërisë Petrit Malaj, njëherësh dhe aktor në filmin "Nëntori i dytë", mbajti një bashkëbisedim me Drejtoren e QKK-së, Blerta Zeqiri para shfaqes së filmit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës.

Në ngjarjen e organizuar nga QKK morën pjesë kryeministri Albin Kurti, ministri Hajrulla Çeku, zëvendësministrja Daulina Osmani, zëvendësministri i MPB-së Bardhyl Dobra dhe personalitete të tjera.


MË SHUME NGA Kulturë