Përurohet objekti i ri të Ambasadës së Kosovës në Dakar
BKT
Lajme

Përurohet objekti i ri të Ambasadës së Kosovës në Dakar

M.Sh/RTKlive

Në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Republikën e Senegalit, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, së bashku me ministrin e Kulturës dhe Trashëgimisë Historike të Senegalit, Aliou Sow, kanë përuruar objektin r ri të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Dakar, kryeqytetin e këtij shteti.

“Përurimi i objektit të Ambasadës u bë në praninë e shumë drejtuesve të misioneve diplomatike të akredituar në këtë shtet, ndër ta edhe shumë përfaqësues nga shtete, të cilat ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës, përfaqësuesve nga agjenci të ndryshme të Kombeve të Bashkuara dhe nga shteti pritës, miqve të Kosovës nga kontinenti afrikan dhe komuniteti i shqiptarëve që jetojnë në Dakar”, njofton MPJD.

Gjatë qëndrimit në Senegal dhe në margjina të edicionit të 9-të Forumit Ndërkombëtar për Paqe dhe Siguri, ministrja Gërvalla takuar shumë homologë të saj nga shtete të ndryshme afrikane, të cilët morën pjesë në këtë Forum.

Konferenca Ndërkombëtare e Dakarit ofron një platformë ndërkombëtare për bashkëpunim dhe dialog global. Siç ka deklaruar një ditë m,ë parë ministrja Gërvalla, Kosova është e vendosur të promovojë paqen, sigurinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm në rajon dhe më gjerë.


MË SHUME NGA Lajme