Kurti thotë se Aliu deklaratën e bëri në një emision festiv për 28 nëntor
BKT
Lajme

Kurti thotë se Aliu deklaratën e bëri në një emision festiv për 28 nëntor

A.B/RTKlive

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka vizituar komunën e Gjilanit, ku është pritur nga kryetari i kësaj komune, Alban Hyseni.

Pas takimit, Kurti është pyetur edhe për një deklaratë të ministrit Liburn Aliut ku kishte thënë se  “Kosova projekt i përkohshëm”.

Ai tha se nuk e ka parë deklaratën e Aliut. Kurti thotë se Aliu deklaratën e bëri në një emision festiv për 28 Nëntor.

“Zëdhënësi im Përparim Kryeziu, më tha që ai ka qenë një emision, le të themi festiv, në ditët e festës së flamurit dhe pavarësisë, 28 nëntorit”, tha Kurti.


MË SHUME NGA Lajme