Newcastle me fitore të vështirë kundër United
Uran Krasniqi/RTKLive
Newcastle United ka lënë pas zhgënjimin e mesjavës në Champions League duke arritur një fitore të vështirë kundër Manchester United në ë Premier League.
Ndeshja e zhvilluar në "St. James' Park" është mbyllur me rezultat minimal 1-0.
Skuadra e drejtuar nga Eddie Howe ka dominuar në pjesën e parë me zotërimin e topit po edhe duke rrezikuar golin me Miguel Almirón e Kieran Trippier.
Nga ana tjet United rastin më të mirë e ka pasur me Alejandro Garnacho.
Fillimi i pjesës së dytv ka sjellë edhe folin e vendasve kur Gordon ka shfrytëzuar një asistim nga Trippier.
Derisa koha ecte Harry Maguire ka gjetur golin, por VAR e ka anuluar. Pastaj United nuk i kanë mjaftuar edhe nëntë minuta shtesë pë ta gjetur golin, duke bërë që Newcastle të fitojë.
Pas kësaj ndeshje Newcastle gjendet në pozitën e pestë në tabelë, ndërsa United në vendin e shtatë. Në krye të tabelës momentalisht gjendet Arsenal.























