Vëllai i Liridonës: Dhimbja na u lehtësua nga mbarë Kosova
BKT
Lajme

Vëllai i Liridonës: Dhimbja na u lehtësua nga mbarë Kosova

M.P. / RTKlive

Leonard Ademaj, vëllai i Liridonës e cila u vra ditë më parë në Prishtinë, në një rast të grabitjes që dyshohet të ketë qenë i orkestruar nga bashkëshorti i saj, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ka thënë se dhimbja iu është lehtësuar me mbështetjen e njerëzve nga gjithë Kosova në ceremoninë e rivarrimit të motrës.

“Buzëqeshja, fuqia, pozitiviteti dhe mençuria e saj nuk do të na shoqërojnë më. Më së vështiri do të jetë për vogëlushët e saj por edhe për nënën tonë dhe të gjithë ne. Dhimbja na u lehtësua nga pjesëmarrja e mijëra njerëzve nga mbarë Kosova. Faleminderit nga thellësia e zemres”, ka shkruar Ademaj.

Tutje ai në postim ka thënë se do të vazhdojnë luftën për drejtësi për Liridonën dhe të gjitha gratë viktima.

“Ne do të gjejmë forcën që t'i përkushtohemi kampanjës dhe luftës për drejtësi për Liridonën dhe të gjitha gratë tjera viktima. Ne besojmë në drejtësi dhe do të sigurohemi që drejtësia të arrihet. Bashkë me të gjitha ato vajza, gra e burra që kanë bashkëndje me neve dhe na kanë mbështetë, do t'ia dalim”, ka shkruar vëllau i viktimës së vrasjes tragjike.


MË SHUME NGA Lajme