Margariti për vdekjen e Kabashit: Sokrat shqiptar, artist i përjetshëm
BKT
Kulturë

Margariti për vdekjen e Kabashit: Sokrat shqiptar, artist i përjetshëm

M.P / RTKlive

Ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Elva Margariti, me rastin e vdekjes së artistit të madh, Mirush Kabashi, ka shkruar se është ndarë nga jeta “sokrati shqiptar”.

“Duket si një çast nga takimi i fundit, nga ai shtrëngim duarsh dhe ajo buzëqeshje rrezëllitëse plot urtësi dhe mirësi... aq sa duket e pabesueshme kjo ikje. U prehsh në paqe Mirush Kabashi, artistë si ty janë të përjetshëm në zemrat e publikut, që e deshe dhe të deshi pa fund”, ka shkruar ajo.

Tutje Margariti ka thënë se Kabashi ka qenë artisti që me zërin dhe fjalën ka ngritur peshë zemrat e miliona shqiptarëve.


MË SHUME NGA Kulturë