Haradinaj: Kabashi - mjeshtër i madh i artit, i tillë do të kujtohet
BKT
Kulturë

Haradinaj: Kabashi - mjeshtër i madh i artit, i tillë do të kujtohet

V.Th. RTKlive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar familjen dhe komunitetin artistik pas vdekjes se artistit të madh shqiptar, Mirush Kabashi.

Haradinaj ka thënë se Mirush Kabashi do të kujtohet si artist i rrallë.

"Mjeshtri i artit, Mirush Kabashi, do të kujtohet ndër breza për profesionalizmin e tij prej artisti të rrallë. Ikja e tij në amshim, krijon boshllëk në kinematografinë shqiptare, gjithandej. Mjeshtër i madh i filmit dhe i teatrit, artist që i dha shumë kinematografisë në përgjithësi. Ua përcjelli ngushëllimet më të sinqerta familjes Kabashi, kolegëve artistë, dhe gjithë shqiptarëve!", është shprehur Haradinaj.


MË SHUME NGA Kulturë