Kurti: Mirush Kabashi ishte “Sokrati” i vërtetë
V.Th. RTKlive
Kryeministri i republikës së Kosovës Albin Kurti, iu ka shprehur ngushëllime familjes, kolegëve të lojës dhe të skenës për ndarjen nga jeta të aktorit Mirush Kabashi.
Kurti është shprehur se me pikëllim nisi kjo e martë, nga lajmi i mëngjesit të sotëm që në orët e hershme të këtij 5 dhjetori, ka vdekur Mirush Kabashi, aktori i madh shqiptar i teatrit dhe i kinemasë.
“Mbi një qind role të luajtura në skena teatrore dhe në sheshxhirime filmash, gjatë një karriere më shumë se gjysmëshekullore të gjatë, tregojnë për aftësitë e larta profesionale të Mirush Kabashit si edhe për shpirtin e fuqishëm artistik të tij prej aktori”, ka shkruar Kurti.
Tutje kryeministri ka thënë se për brezat që e panë duke luajtur në skenë, Mirush Kabashi do të kujtohet gjatë për interpretimet e tij aq të fuqishme dhe mjeshtërore të poezisë shqipe.























