MKRS: Lamtumirë Mirush Kabashi, artist i merituar
BKT
Kulturë

MKRS: Lamtumirë Mirush Kabashi, artist i merituar

M.P / RTKlive

Ministria e Kulturës së Kosovës ka shprehur ngushëllimet e saj ndaj familjes së artistit të madh, Mirush Kabashi, duke e çmuar për interpretimet e tij në filma e skena poetike.

“Do ta kujtojmë si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë, për kontributin e madh në rreth 100 role në teatër dhe filma duke veçuar atë të Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit” që shënon kulmin e tij artistik, si prezantues e pedagog. Për të arriturat e tij flasin çmimet e shumta vendore e ndëkombëtare si dhe titujt “Nderi i Kombit”, “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”, thuhet në telegramin ngushëllues.

Tutje, MKRS ka deklaruar se kontributi i Kabashit do të mbetet pasuri e pashuar në historinë e artit.


MË SHUME NGA Kulturë