Botohet libri për sfidat e ndërtimit të kulturës politike në Kosovë
BKT
Kulturë

Botohet libri për sfidat e ndërtimit të kulturës politike në Kosovë

RTKlive

Shtëpia botuese “Olymp”, Prishtinë, në përvjetorin e 111¬-të të shtetit shqiptar, njofton botimin e librit me titull “Sfidat e ndërtimit të kulturës politike demokratike në Kosovë”, të politologes Elife Luzha.

Libri ka temë qendroresfidat e ndërtimit të kulturës politike demokratike në Kosovë, temëe palëvruar mjaftueshëm deri më sot nga autorët shqiptarë.

“Autorja godet mu në zemër të problemit: mangësitë e kulturës së sotme politike, si dhe qartëson se si mund të përçohet kultura politike demokratike në jetën politike të vendit”, thotë recensenti i librit, Kastriot Myftiu.

Edhe recensenti tjetër i librit, Petrit Bushi, shkruan se libri Sfidat e ndërtimit të kulturës politike demokratike në Kosov është një studim i rëndësishëm, që jep një kontribut të vlefshëm në literaturën e politikës dhe shoqërisë në Ballkan.

 


MË SHUME NGA Kulturë