Shpaloset libri "Edi: Labirinti Dardan dhe Porta e Tukanës"
Ardiana Gashi / RTK
U shpalos libri me ilustrime “Edi: Labirinti Dardan dhe Porta e Tukanës”, seria e parë novatore që i bën homazh jetës dhe veprës së arkeologes Edi Shkuriu.
Në këtë rrëfim magjepsës trashëgimia e saj jeton përmes aventurave sypatrembur që nis një udhëtim gjurmimi, duke zbuluar misteret e lashta, dhe duke u përballur me sfida të frikshme.
Tregimi fantastiko-shkencorë jo vetëm që shfaq mrekullitë e eksplorimit arkeologjik, por gjithashtu thur një histori të forcës dhe këmbënguljes femërore ka thënë Arkeologia Kaltrina Igrishta dhe ilustruesja Eliza Shala të cilat nisën këtë iniciativë për t'i bërë homazh arkeologes së parë në Kosovë, Edi Shukriu, përmes krijimit të librit.
Kjo vepër u përkrah nga Fondi për Art Feminist i Artpolis, e u mbështet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile ”EJA Kosovë”, bashkë-financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.























