Kosova ndër shtetet e pranueshme për aplikim OneBeat Balkans 2024
Ardiana Gashi / RTK
“OneBeat Balkans 2024” ka publikuar thirrjen për pjesëmarrje në këtë program për muzikantët e rinj të moshave 19-35 vjeç nga Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, Mal i Zi, Kroaci, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, dhe ShBA-ja.
50 muzikantë nga kombe të ndryshme do të përzgjidhen për vitin e ardhshëm në dy shkëmbime muzikore me bazë në SHBA, për të bashkëpunuar në kompozimin, prodhimin dhe performancën origjinale të muzikës, si dhe për të krijuar plane për angazhim social të bazuar në art.
OneBeat Fellows që është një inkubator muzikor, ku muzikantë nga e gjithë bota krijojnë projekte bashkëpunuese të krijuara për të pasur një ndikim pozitiv në komunitetet lokale dhe globale "do të japë shfaqje për një sërë audiencash amerikane, do të punojë me muzikantë rajonalë dhe do të organizojë seminare për të rinjtë".
Programi do të zgjasë deri në 33 ditë. Aplikantët duhet të jenë mbi 19 vjeç.
Muzikantët nga të gjitha prejardhjet inkurajohen të aplikojnë, me ose pa trajnim formal muzikor.
Mirëpritet muzika e të gjitha zhanreve, duke përfshirë, atë tradicionale/folk, hip-hop, eksperimentale, elektronike, xhaz, klasik, dizajn tingulli, beat-making, art multimedial ose ndonjë kombinim të këtyre stileve.
Ndër shtetet e pranueshme për aplikim është edhe Kosova.























