18:04 / 07.12.2023
AAK mbledh kryesinë, diskuton për draftstatutin e Asociacionit
M.P. / RTKlive
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar nëpërmjet një komunikate se kryesia e kësaj partie ka mbajtur takim për draftstatutin e Asociacionit.
“Janë shprehur shqetësimet për përmbajtjen e tij, veçanërisht për referimin në Rezolutën 1244, komisionin e arbitrazhit, si dhe raportin paralel të Asociacionit me institucionet e pushtetit qendror”, thuhet në komunikatën e AAK-së.
Në komunikatë nuk specifikohen detaje të tjera, porse thuhet që komentet e kësaj partie do të publikohen ditëve në vijim.
























