20:35 / 07.12.2023
Mazzarri: Ndeshja me Juventusin tregon se ku jemi
Uran Krasniqi / RTKLive
Trajneri i Napolit, Walter Mazzarri ka thënë se ndeshja me Juventusin do ta tregojë nëse skuadra napolitane ka ndryshuar qëkur ai e mori drejtimin.
Napoli ndeshet në fundjavë me skuadrën nga Torino. Napoli që është kampion në fuqi pati fillim të keq të edicionit dhe Mazzarri është vendosur së fundmi në krye të skuadrës me qëllim të tejkalimit të krizës.
"Juve-Napoli ne të gjithë e dimë se çfarë përfaqëson. Napoli fitoi titullin vitin e kaluar, Juve ka qenë gjithmonë një nga skuadrat më të forta italiane, është një ndeshje me rëndësi të madhe, shumë e rëndësishme dhe ne duhet ta bëjmë mire, gjithashtu më ndihmon të kuptoj nëse kemi bërë përparim të caktuar”, ka thënë trajneri italian.























