10:43 / 11.12.2023
Pas Gjakovës, Opera e Kosovës vazhdon festën në Prishtinë
M.P / RTKlive
Opera e Kosovës, pas organizimit të gala koncertit në Gjakovë, është stacionuar edhe në Prishtinë.
“Opera e Kosovës dhuroi sërish përjetime të paharrueshme, përmes një përzgjedhjeje të veçantë uverturash, ariaesh dhe duetesh të njohura, të interpretuara nga një kastë e jashtëzakonshme solistësh”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.
Protagonistët e mbrëmjes ishin Josif Gjipali, Marcelina Román, Vitaliy Bilyy, Flaka Goranci, Lorika Ismajli, Gesu Zefi, Ardita Meni dhe Dioklea Hoxha nën shoqërimin e Orkestrës dhe Korit të Operës së Kosovës dhe nën drejtimin e maestros Edon Ramadani. Ndërkaq institucioni ka premtuar për program të pasur për vitin e ardhshëm.
“Programi i vitit 2024 premton të jetë ende më dinamik”, njofton MKRS.























