20:22 / 11.12.2023
Lajçak takon Petkoviqin, flasin për draftstatutin e Asociacionit
M.Sh/RTKlive
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq në Bruksel, me të cilin ka diskutuar për draftstatutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Lajmin e ka konfirmuar vet Lajçak në rrjetin social X.
“Me kryenegociatorin serb Petar Petkoviq, fola për draftstatutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, hapat e ardhshëm për zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe obligimet në pritje”, shkroi Lajçak.
Sllovaku Lajçak thotë se në fund të kësaj jave do të vazhdojë diskutimet me Kosovën.























