Familja e Liridona Ademajt me apel për qytetarët
M.Sh/RTKlive
Familja e të ndjerës Liridona Ademaj e vrarë disa ditë më parë në Prishtinë, ka dal një apel për qytetarët. Vëllai i të ndjerës kërkon nga të gjithë qytetarëve të Kosovës që kanë dëshmi rreth vrasjes së motrës së tij, të bashkëpunojnë me policinë dhe me drejtësinë.
“Ditët e fundit jemi duke u kontaktuar nga shumë njerëz të cilët kanë ofruar të ndajnë me neve informacione rreth vrasjes së Liridonës tonë. Ju lusim që të gjitha informacionet që i posedoni, t'i ndani me policinë dhe prokurorinë dhe jo me neve. Hetimet ua kemi besuar atyre dhe presim drejtësi profesionale dhe të shpejtë nga ana e gjykatës”, ka shkruar vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj në rrjetin social Facebook.
Ai thotë se Interesi i familjes së Liridonës dhe interesi i përgjithshëm, “është që hetimet të mos dëmtohen nga askush”.
“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”, ka shkruar vëllai i të ndjerës Liridona Ademaj.
Për vrasjen e 30 vjeçarës, Liridona Ademaj janë arrestuar 4 persona të dyshuar, në mesin e tyre edhe bashkëshorti i saj.























