Emmerson mes lotësh kujton kolegun e tij Andrew Strong|Video
BKT
Lajme

Emmerson mes lotësh kujton kolegun e tij Andrew Strong|Video

B. H. | RTKlive

Me kërkesë të avokatit Ben Emmerson seanca e sotme ndaj ish-krerëve të UÇK-së është anuluar, pas vdekjes së avokatit Andrew Strong.

“Sot të gjithë vajtojmë vdekjen e parakohshme dhe tragjike të shokut Andrew dhe të gjithë ne në ekipin e tij nuk ishim thjesht kolegë. Kemi qenë miq të ngushtë për 25 vjet. Ai jetoj në Kosovë për disa vite, u njoh me personat në Kosovë jashtëzakonisht shumë, mësoj të fliste shqip dhe ishte një person i shumë i angazhuar për të ndihmuar një Kosovë të pavarur dhe të lirë. Ishte një njeri shpirtmirë e plot dije dhe miku më i ngushtë dhe besnik që mund të kishte një person në këtë jetë. Shumë persona e duan dhe shumë persona e respektojnë si në shtetin e tij të lindjes edhe në Kosovë”, ka theksuar Emmerson, teksa kërkoi edhe mbajtjen e një minutë heshtje.

Andrew Strong, avokat mbrojtës i Kadri Veselit, ka lënë pas gruan dhe tre fëmijë.


MË SHUME NGA Lajme