11:05 / 12.12.2023
Ballkan Film Market në Tiranë, QKK pjesëmarrëse
Ardiana Gashi / RTK
Nga data 13 deri më 17 dhjetor tek Piramida e Tiranës do të organizohet edicioni i 7-të i "Ballkan Film Market".
Marketet e filmit janë shndërruar prej vitesh në boshtin kryesor të industrisë kinematografike në Evropë, Amerikë, Azi, duke tërhequr profesionistë nga e gjithë bota, e duke u kthyer në vlerë të shtuar në sektorin artistik dhe kulturor të çdo vendi, thuhet në faqen zyrtare të "Ballkan Film Market".
Në kryeqytet do të vijnë producentët dhe distributorët më të rëndësishëm nga e gjithë Evropa, për të nisur një etape te re bashkëpunimesh në territorin e Ballkanit thuhet në njoftim. Qendra kinematografike e Kosovës përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur që do të jetë e pranishme atje.























