Festivali ‘Hyjnesha në Fron’ gati për edicionin e 16-të
BKT
Kulturë

Festivali ‘Hyjnesha në Fron’ gati për edicionin e 16-të

M.P. / RTKlive

Kanë mbetur edhe tri ditë nga nisja e Festivalit të filmit kosovar, “Hyjnesha në Fronë”. Sivjet festivali shënon edicionin e 16-të dhe tashmë anëtarët e jurisë janë bërë publike.

Loreta Bërbatovci, Klodian Hoxha e Rina Kllokoqi janë pjesëtarët e jurisë të cilët do të bëjnë vlerësimin e filmave për Statujën e artë "Hyjnesha në Fron" dhe për çmimet “Filmi më i mirë artistik”, “Regjisori më i mire”, “Skenari më i mirë”, “Aktori më i mire”, “Aktorja më e mire”, “Filmi më i mirë i shkurtër” dhe Çmimi Special.

Rrëfimet kinematografike të cilën do të shfaqen do të jenë të kategorisë ndërkombëtare të përbërë nga filma të gjatë dhe të shkurtër, kategoria e filmave të animuar për fëmijë dhe kategoria e filmave vendor.

Festivali "Hyjnesha në Fron" do të mbahet në datat 15, 16 dhe 17 dhjetor në Kino Armata të Prishtinës.


MË SHUME NGA Kulturë