Milanit s`i mjafton fitorja për t`u kualifikuar në fazën tjetër të CHL
Uran Krasniqi/RTKLive
Milan ka fituar me përmbysje ndaj Newcastle United, por në fund as kjo nuk i ka mjaftuar, pasiqë garën tutje si i dyti i Grupit F do ta vazhdojë Paris Saint-Germain.
Në "St James' Park" skuadra italiane ka arritur trimuf me rezultat 1-2.
Joelinton (33') ka shënuar gjatë pjesës së parë për avantazhin e anglezëve, por pastaj pjesa e dytë ka folur në favor të italianëve. Pulisic (59') dhe Chukwueze (84') kanë shënuar për fitoren e Milanit.
Në "Signal Iduna Park" Borussia Dortmund dhe PSG janë ndarë baras. Adeyemi ka kaluar në epërsi gjermanët në minutën e pesëdhjetë e një, ndërsa barazimi francez ka ardhur vetëm pas pesë minutash me Zaire Emery.
Pas të gjitha ndeshjeve, Dortmund kryeson tabelën me njëmbëdhjetë pikë, në vendin e dytë është PSG me tetë pikë aq sa ka edhe Milan në vendin e tretë po me statistika më të këqija, derisa Newcastle gjendet në vendin e fundit me vetëm pesë pikë.
REZULTATET E TË GJITHA NDESHJEVE TË ZHVILLUARA SONTE:
























