Për herë të parë organizohet një festival për fëmijët me aftësi të kufzuara
BKT
Kulturë

Për herë të parë organizohet një festival për fëmijët me aftësi të kufzuara

Ardiana Gashi / RTK

Për herë të parë në Kosovë do të nisë Festivali i muzikës dhe artit, dedikuar fëmijëve me nevoja të veçanta.

Pacolli, si iniciatore e kësaj ideje ka ndarë detaje të organizimit rreth Festivalit të muzikës dhe artit, dedikuar fëmijëve me nevoja të veçanta.

Pacolli shtoi se ky festival i kësaj natyre organizohet për herë të parë në vendin tonë dhe ka për qëllim përfshirjen e fëmijëve me nevoja të veçanta në aktivitetet kulturore. Festivali në fjalë sipas Pacollit synon bashkëpunimin e nxënësve të shkollave të rregullta dhe qendrave burimore e organizatave të ndryshme dhe gjithashtu ndikon në zbulimin e talentëve të rinj të fëmijëve me nevoja të veçanta.

Festivali do të ndahet në ekspozitë dhe koncert, teksa do të mbahet më 19 dhjetor në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.


MË SHUME NGA Kulturë