RTK kërkon nga Westerlund përkrahje për përfshirje të Kosovës në Eurovision
BKT
Lajme

RTK kërkon nga Westerlund përkrahje për përfshirje të Kosovës në Eurovision

Elmina Osmani /RTK

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, vizitoi Radiotelevizionin e Kosovës. Ai u prit nga drejtuesit e mediumit publik. Duke pasur parasysh se Suedia është nikoqire e Festivalit evropian të këngës vitin e ardhshëm, drejtori i Përgjithshëm i RTK-se, Shkumbin Ahmetxhekaj, kërkoi përkrahje nga ambasadori suedez që Kosova, përmes RTK-së, të bëhet pjesë e garës evropiane të këngës.

Ambasadori suedez, Westerlund, gjatë takimit me drejtuesit e RTK-së, u njoh me punën, misionin dhe përpjekjet e stafit për avancim të mediumit të vetëm publik.

Drejtori i Përgjithshëm, Shkumbin Ahmetxhekaj, i kërkoi ambasadorit suedez që vendi i tij, Suedia, ku edhe mbahet vitin tjetër festivali evropian i këngës, të ndikojë që RTK-së t'i bëhet ftesë për përfaqësim të Kosovës me këngën fituese në festivalin e parë të organizuar në tetor nga Radiotelevizioni i Kosovës.

Jonas Westerlund, ambasador i Suedisë në Kosovë, tha se është krejtësisht i hapur për të pa se çka mund të bën, për ta ndihmuar Kosovën dhe RTK-në në këtë drejtim. “Sigurisht se do të bënim gjithçka për t'ju sjellë në Malme", tha ambasadori Westerlund.

Ahmetxhekaj dhe Westerlund u pajtuan që qeveria suedeze dhe RTK ta thellojnë bashkëpunimin edhe në fusha tjera në të ardhmen.

 


MË SHUME NGA Lajme