Ekspozitë ku përmes fotografive do të flitet për luftën e Kosovës
Ardiana Gashi / RTK
Javën që vjen do të hapet ekspozita me fotografi të Korab Krasniqit dhe kuruar nga Vesa Sahatçiu në ndërtesën e ish-Rilindjes në Prishtinë.
Bazuar në rrëfimet e librit të kujtimit “Fëmijëri të rrëmbyera”, të botuar në vitin 2022, Ministria e Drejtësisë, Integra, forumZFD programi në Kosovë dhe Qendra Burimore për Persona të Zhdukur do të instalojnë ekspozitën unike për fëmijët e vrarë, të zhdukur me dhunë dhe të afektuar nga lufta e fundit në Kosovë me titull “Bebëzat e Mallit” - “Oj mam... a po na sheh midis luleve sa mirë jena? Dritë, dritë, dritë, lule, livadhe, qaq t’u keshë ata, t’u nga!”
Për më tepër, kjo ekspozitë pyet: Si flasim për humbjen?, Si flasim, si mendojmë dhe si e përfaqësojmë humbjen kolektive?, Humbjen që përfshinë jo vetëm individët, por komunitetet e tëra?























