Haradinaj: Sukseset e xhudistëve tanë janë pasuri kombëtare
BKT
Lajme

Haradinaj: Sukseset e xhudistëve tanë janë pasuri kombëtare

B.H. / RTKlive

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përgëzuar xhudistët kosovarë për fitimin e medaljeve në Kampionatin e Hapur Evropian të xhudos ‘Prishtina 2023’.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Haradinaj ka publikuar foto nga kjo garë, të cilën e ndoqi nga afër, teksa tha se sot ka përjetuar një emocion të veçantë.

“Xhudoja vazhdon të jetë sporti më kulminant në vend. Kosova ka ndritur në arenën ndërkombëtare falë xhudistëve tanë të talentuar, të cilët kanë sjellë triumfe të njëpasnjëshme për vendin tonë. Sot përjetova një emocion të veçantë në një nga ngjarjet më të mëdha sportive në vend ‘Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos Prishtina 2023’, ku morën pjesë 26 shtete nga e gjithë bota. Sukseset e xhudistëve tanë janë pasuri kombëtare dhe kjo meritë shkon te mjeshtri i madh Toni Kuka dhe familja e tij. Mirënjohje Federatës së Xhudos së Kosovës në krye me Agron Kukën, për organizimin e shkëlqyer!”, ka shkruar Haradinaj.


MË SHUME NGA Lajme