22:37 / 17.12.2023
Ministria e Kulturës në Shqipëri ndërhyn në ikonat e muzeut të Beratit
M.P. / RTKlive
Ka përfunduar ndërhyrja restauruese e ikonës “Shën Gjergji dhe Shën Dhimitri”, e cila është pjesë e muzeut “Onufri” në Berat.
"Këto ngjyra morën jetë falë ndërhyrjes restauruese të specialistit restaurator Erion Lezi dhe së shpejti do të ekspozohet për vizitorët, në hapësirat e Muzeut të Ikonografisë 'Onufri", ka shkruar ministrja e Kulturës në Shqipëri, Elva Margariti.
Kjo ikonë vlerësohet për larminë e ngjyrave dhe guximin si vepër, teksa paraqitet Shën Gjergji dhe Shën Dhimitri.























