Haxhiu: Vettingu një nga reformat më të mëdha
BKT
Foto/ Arlinda Sejda/RTK
Lajme

Haxhiu: Vettingu një nga reformat më të mëdha

E.Hoti/RTKlive

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot në një konferencë për media ka folur për reformën e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Ajo tha se prej fillimit të mandatit kanë punuar për reformën në drejtësi, përkundër faktit se nuk kanë pasur mbështetje nga sistemi dhe një pjesë e partnerëve. E para e drejtësisë së tha se janë në rrugë të drejtë.

Haxhiu ka njoftuar edhe me ndryshimet që kanë bërë në Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

“Siç e dini pas shpalljes së pavlefshme të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës nga Gjykata Kushtetuese më 12 korrik të këtij viti, Qeveria e Kosovës ka miratuar sërish ndryshimet ligjore në Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe të njëjtat janë aktualisht në procedurë të shqyrtimit në Kuvend. Kanë kaluar në leximin e parë vetëm në Komisionin për Legjislacion”, tha ajo.

Sipas Haxhiut, këto ndryshime kanë për qëllim sigurimin e balancimit të përbërjes së Këshillit Prokurorial edhe me anëtarë jo prokurorë, pasi aktualisht Këshilli funksionon vetëm me anëtarë prokurorë, plotësisht në kundërshtim me standardet ndërkombëtare.

“Në këtë drejtim përbërja aktuale e Këshillit shkakton korporatizëm, i cili është burim i të gjitha problemeve të tjera që kanë ndodhur ndër vite në Këshillin Prokurorial të Kosovës. Si rezultat në linjë me rekomandimet paraprake të Komisionit të Venecias, po ashtu edhe me ato që parashihen në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për eliminimin e korporatizmit dhe arritjen e balancit me anëtarë prokurorë dhe jo prokurorë në Këshillin Prokurorial të Kosovës, ne kemi bërë dy ndryshime në ligjin të cilin e kemi proceduar në Kuvendin e Kosovës”, shpjegoi ajo.

Së pari përbërjen permanente prej shatë anëtarësh, tre prokurorë dhe Kryeprokurori i Shtetit dhe tre anëtarë  joprokurorë,  sipas saj, do të fillonte së funksionuari prej muajit janar 2026.

“Gjithashtu ne kemi propozuar përbërjen apo rritjen e përkohshme të anëtarëve të Këshillit nga 13 anëtarë sa i parasheh Ligji aktualisht në 19 anëtarë deri në janar të vitit 2026 në mënyrë që të sigurohet balancimi i përbërjes deri në atë kohë dhe gjithashtu pra deri në kohën kur anëtarët aktual të Këshillit Prokurorial të Kosovës përfundojnë mandatet e tyre”, deklaroi Haxhiu.

Gjithashtu ajo tha se kanë propozuar kritere shtesë për anëtarët e Këshillit duke i siguruar që ata që zgjidhen, të kenë integritet dhe aftësi menaxheriale, por edhe këto procese të monitorohen nga shoqëria civile dhe nga partnerët ndërkombëtarë.

Lajm në përditësim


MË SHUME NGA Lajme