Paraburgim ndaj të pandehurit për veprën penale vrasje e rëndë
V.Th/RTKlive
Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit D. T.
Ndryshe më datë 16.12.2023 rreth orës 20:35 minuta në rrugën “Hamdi Kastrati” në fshatin Dobërçan, Komuna e Gjilanit, i pandehuri D. T. në mënyrë dinake, me dashje për motive deri më tani të pa njohura, e ka privuar nga jeta tani të ndjerin A. B., po ashtu nga fshati Dobërçan.
I pandehuri pas kryerjes së vrasjes shkon në shtëpi të vet, i informon familjarët e vet për veprimet e tija të ndërmarra ndaj A. B. dhe kërkon nga prindi i tij, që të njëjtin të e dorëzoi në Stacionin e Policisë në Gjilan, ku i pandehuri edhe arrestohet.
Më këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë”, vepër të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurve, duke i marrë për bazë të gjitha ato që u thanë më lart, masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.
Palët e pakënaqura kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij Aktvendimi, pas pranimit të të njëjtit në Gjykatën e Apelit.






















