Konkursi’EcoKosovo’ me fituesit përçon mesazhin e ndërgjegjësimit ambiental
BKT
Kulturë

Konkursi’EcoKosovo’ me fituesit përçon mesazhin e ndërgjegjësimit ambiental

M.P. / RTKlive

Konkursi i fotografisë ”EcoKosovo” në kuadër të UNDP-së ka shpallur fituesit e garës së edicionit të katërt: Valmir Gashi, Gentian Berbatin dhe Arian Mavriqin.

”Me qëllim të shfaqjes së ndërgjegjësimit më frymëzues mjedisor dhe shëndetësor në mbarë Kosovën, u dorëzuan afër 200 fotografi nga rreth 50 entuziastë të fotografisë dhe mjedisit. Imazhet e paraqitura në konkursin e këtij viti të përqendruara rreth temës ’Tani, që natyra të mos na ikën’, gjithashtu përcolli mesazhe që kontribuan në edukimin dhe frymëzimin ndaj ndryshimeve klimatike”, thuhet në komunikatën e UNDP-së.

Sipas komunikatës, tre fotografi të jashtëzakonshme u zgjodhën fituese, të vlerësuara për shprehjen artistike, kreativitetin dhe origjinalitetin e tyre. Imazhi i vendit të parë thekson pasojat e shpyllëzimit dhe zjarreve të egra, vendi i dytë fokusohet në ndotjen e ujit dhe çështjet shëndetësore të lidhura me të, ndërsa fotografia e vendit të tretë kap bukurinë e natyrës dhe kafshëve të egra.

Ceremonia u mbajt në prani të Ambasadorit të Dukatës të Madhe të Luksemburgut, z. Eric Dietz dhe Përfaqësuesit të Përhershëm të UNDP-së për Kosovë, z. Nuno Queirós.


MË SHUME NGA Kulturë