QKK ka hapur konkursin për subvencionimin e projekteve filmike
E. Hoti / RTKlive
Qendra Kinematografike e Kosovës ka hapur sot konkursin për subvencionimin e projekteve filmike.
Këtë vit, përbrenda thirrjes janë prezantuar edhe dy kategori të reja: të zhvillimit të skenarit për film të metrazhit të gjatë artistik dhe të animuar si dhe kategorinë për film të shkurtër studentor.
Po ashtu, risi e kësaj thirrjeje është edhe zgjerimi i mbështetjes në bashkëprodhimin minor ku këtë vit përshihet edhe filmi dokumentar. E njëjta vlen edhe për kategorinë post-produksion për film të metrazhit të gjatë, të cilit i shtohet edhe filmi dokumentar.
Ndërkaq, tash e tutje, skenaristët kanë mundësinë të aplikojnë për mbështetje si skenaristë të pavarur në kategorinë Zhvillim i Skenarit. Përmes subvencionimit, projektet filmike do të mbështetën në gjithsej 12 kategori.
Përmes subvencionimit, projektet filmike do të mbështetën në këto kategori:
- FILM I METRAZHIT TË SHKURTËR ARTISTIK
- FILM I METRAZHIT TË GJATË - PËR REGJISORËT DEBUTANTË
- FILM I METRAZHIT TË GJATË - DOKUMENTAR
- FILM I METRAZHIT TË GJATË - ARTISTIK
- FILM I SHKURTËR STUDENTOR
- ZHVILLIM I SKENARIT PËR FILM TË METRAZHIT TË GJATË - ARTISTIK DHE I ANIMUAR
- FILM I METRAZHIT TË GJATË - I ANIMUAR
- POST-PRODUKSION PËR FILM TË METRAZHIT TË GJATË - ARTISTIK DHE DOKUMENTAR
- BASHKËPRODHIM MINOR PËR FILM TË METRAZHIT TË GJATË
- ZHVILLIM I PROJEKTIT PËR FILM TË METRAZHIT TË GJATË - ARTISTIK, DOKUMENTAR DHE TË ANIMUAR
- FILM I SHKURTËR - I ANIMUAR
- FILM I METRAZHIT TË SHKURTËR - DOKUMENTAR
Aplikimi bëhet online përmes faqes zyrtare të QKK-së.
Për më shumë informata rreth kategorive përkatëse, klikoni në kutinë KONKURSI në uebsajtin e QKK.
Afati i aplikimit për mbështetje të projekteve filmike fillon prej 20.12.2023 deri më 24.01.2024.























