QKK hap konkursin për subvencionim
BKT
Foto: QKK
Kulturë

QKK hap konkursin për subvencionim

A.Fazliu & A.Gashi/RTK

Qendra Kinematografike e Kosovës ka hapur konkursin për subvencionimin e projekteve filmike.

Po ashtu, risi e kësaj thirrjeje është edhe zgjerimi i mbështetjes në bashkëprodhimin minor ku këtë vit përshihet edhe filmi dokumentar. E njëjta vlen edhe për kategorinë post-produksion për film të metrazhit të gjatë, të cilit i shtohet edhe filmi dokumentar.

Ndërkaq, tash e tutje, skenaristët kanë mundësinë të aplikojnë për mbështetje si skenaristë të pavarur në kategorinë Zhvillim i Skenarit. Përmes subvencionimit, projektet filmike do të mbështetën në gjithsej 12 kategori.

Aplikimi bëhet online përmes faqes zyrtare të Qendrës.

Afati i aplikimit për mbështetje të projekteve filmike ka filluar nga dje deri më 24 janar 2024.


MË SHUME NGA Kulturë