Ermal Krasniqi lë pas lëndimin dhe asiston në triumfin e CFR Cluj
BKT
Sport

Ermal Krasniqi lë pas lëndimin dhe asiston në triumfin e CFR Cluj

Uran Krasniqi / RTKLive

Ermal Krasniqi është rikthyer me paraqitje të mirë pas lëndimit që e kishte mbajtur për një kohë jashtë fushës së blertë. 

Futbollisti i CFR Cluj dhe i Kosovës ka asistuar në Superligën e Rumunisë, ku skuadra e tij ka mposhtur me rezultat të thellë 4-0 skuadrën e  U.Clujit. 

Asisti i Krasniqit ka ardhur për golin e tretë. Paraqitja e tij është vlerësuar me notën 8.2. 

Krasniqi kohëve të fundit ka qenë rregullisht i ftuar te Kosova. Ai i ishte bashkuar skuadrës rumune nga Ballkani. Majatku kishte rënë në sytë e skuadrës rumune teksa dy skuadrat po performonin në të njëjtin grup në Conference League gjatë edicionit të kaluar.