Policia largon 6 kamera monitorimi në Zubin Potok
BKT
Lajme

Policia largon 6 kamera monitorimi në Zubin Potok

F.Sertolli / RTKlive

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani ka bërë të ditur për RTK-në se sot në Zubin Potok kanë larguar 6 kamera monitorimi në hapësirat publike në këtë qytet.

“Sipas ligjit në fuqi, monitorimin me kamerat vendeve publike e bënë Policia e Kosovës. Në kuadër të kësaj sot në Zubin Potok kemi larguar nga monitorimi 6 kamera, ndërsa në verë të këtij viti kemi larguar edhe 7 të tjera”, tha ai.

Elshani ka deklaruar se këtë vit nga Mitrovica Veri janë larguar gjithashtu 38 kamera.


MË SHUME NGA Lajme