Komandanti i FSK-së dekorohet me medaljen për “Shërbim të shquar”
BKT
Lajme

Komandanti i FSK-së dekorohet me medaljen për “Shërbim të shquar”

E. Hoti / RTKlive

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka dekoruar me medalje për "Shërbim të Shquar" Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral-lejtënant Bashkim Jashari.

Maqedonci në një postim në Facebook ka shkruar se kjo medalje i është dhënë komandantit Jashari në shenjë vlerësimi për angazhimin shumëvjeçar në mbrojtjen dhe sigurinë e vendit.

“Në shenjë vlerësimi për angazhimin shumëvjeçar në mbrojtjen dhe sigurinë e vendit, punën e jashtëzakonshme në udhëheqjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, përkushtimin e treguar në implementimin e Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit dhe avancimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të FSK-së, sot kam dekoruar me medalje për "Shërbim të Shquar" Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral-lejtënant Bashkim Jashari. Qoftë viti 2024 edhe më i suksesshëm se viti që lamë pas”, ka shkruar Maqedonci.


MË SHUME NGA Lajme