Hamza: Shtatorja e komandantit Adem Jashari së shpejti në Mitrovicë
BKT
Lajme

Hamza: Shtatorja e komandantit Adem Jashari së shpejti në Mitrovicë

E. Hoti / RTKlive

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza ka njoftuar se shtatorja e komandantit, Adem Jashari, së shpejti do të vendoset në këtë qytet.

Ai ka publikuar një fotografi ku shihet se shtatorja pothuajse është e përfunduar.

“Shtatorja e Komandantit Legjendar, Adem Jashari, së shpejti në Mitrovicën tonë”, ka shkruar Hamza në Facebook.

Komandanti legjendar, Adem Jashari, u vra më 7 mars të vitit 1998, pas një sulmi brutal dhe masakres nga forcat serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz.


MË SHUME NGA Lajme