Begaj viziton trupat e ushtrisë shqiptare që shërbejnë në KFOR
BKT
Lajme

Begaj viziton trupat e ushtrisë shqiptare që shërbejnë në KFOR

E. Hoti / RTKlive

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, vizitoi sot trupat e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në kuadër të KFOR-it.

Vizitën e bëri në Qendrën e Komandës Rajonale të KFOR-it në Pejë.

Begaj ka parë nga afër edhe armatimin që ka në dispozicion kampi ku janë të stacionuar këto trupa.

“Sot, me trupat e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, të cilët shërbejnë në KFOR për paqen dhe sigurinë e Kosovës”, ka shkruar Begaj në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme