Rame Lahaj dhe Friends në RTK
A.B/RTKlive
(E plotësuar, ora 21:30) Sonte, në RTK1 është transmetuar koncerti i tenorit tonë me famë botërore, Rame Lahaj & Friends, i mbajtur në Prishtinë.
Koncerti prej një ore e tridhjetë minutash u ka ofruar shikuesve tanë një prej performancave më të mira të tenorit Lahaj dhe mysafirëve të tij në një spektakël televiziv.

Sonte nga ora 20:10 në RTK1 mund të ndiqni koncertin e Rame Lahaj e Friends
Sonte në kuadër të programit festiv për Vitin e Ri të Radio Televizionit të Kosovës, me fillim nga ora 20:10, do të mund të ndiqni koncertin e tenorit të mirënjohur kosovar, Rame Lahaj & Friends.
Gala Mbrëmja e festivalit RLIOF, që u mbajt në Prishtinë para disa muajsh, vjen sonte në RTK, duke sjellë magjinë e artistit kosovar me famë botërore.
Koncerti prej një orë e tridhjetë minuta do tu ofrojë shikuesve tanë një prej performancave më të mira të tenorit Lahaj dhe mysafirëve të tij në një spektakël televiziv.
Ndryshe, RTK për festat e fundvitit ka sjellë një program shumë të pasur e të larmishëm për shikuesit.
Programi festiv do të vazhdojë edhe sonte, më 2 janar.























