Grupi prej 50 vetash, pa viza po vazhdojnë udhëtimin treditor në Vjenë
Fatos Cërvadiku/ RTK
Në grup prej 50 qytetarësh të Kosovës po e vizitojnë Vjenën, projekt i financuar nga Qeveria e Kosovës. Ata janë për herë të parë që udhëtuan drejt zonës Schengen pa viza.
Grupi prej 50 personave, të cilët janë në udhëtimin treditor në Vjenë, të organizuar nga Qeveria e Kosovës, të martën realizoi vizita të ndryshme në këtë qytet.
Së pari vizituan Ambasadën e Kosovës në Vjenë.
Albinot Bimbashi, ministër këshilltar në Ambasadën e Kosovës në Vjenë, tha se energjia është ajo që ka shprehur interesim për investime në Kosovë nga austriakët.
Nga pjesëmarrësit në këtë udhëtimi, e gjithë kjo vizitë u vlerësua si e mirë.
Pas kësaj, u vizitua parku Belvedere
Si destinacion i radhës ishte Muzeu i Historisë Natyrore. Ky grup kthehet të mërkurën në mbrëmje në Kosovë.























