“Termokos” vazhdon zgjerimin, afër kyçjes objekti i Radio Kosovës
BKT
Lajme

“Termokos” vazhdon zgjerimin, afër kyçjes objekti i Radio Kosovës

F.S / RTKlive

Ngrohtorja e kryeqytetit “Termokos” ka vazhduar punimet e saja në zgjerimin e kapaciteteve ngrohëse.

Kryeshefi i “Termokosit”, Fisnik Osmani përmes një postimi në Facebook ka thënë se  punimet këtë vit kanë nisur afër objektit të Radio Kosovës, të cilat sipas tij, së shpejti do të funksionalizohen.

“Vitin 2024 e nisëm me punë! Jemi afër lëshimit të ngrohjes për objektin e Radio Kosovës. Së bashku me Drejtorin e përgjithshëm të RTK-së, z. Shkumbin Ahmetxhekaj dhe Drejtorin e Radio Kosovës, z. Arsim Halili, vizituam punimet të cilat po i kryejnë ekipet tona”, ka shkruar ai.

“Në kuadër të këtyre punimeve do të bëhet rifunksionalizimi i rrjetit sekondar të ngrohjes me të gjitha pajisjet e domosodshme, përkatësisht montimin e rreth 20 radiatorëve, instalimin e sistemit gypor të ngrohjes dhe të gjitha pajisjeve tjera përcjellëse për sigurimin e furnizimit me ngrohje në hapësirat e produksionit të studios së On Air të Radio Kosova 1 dhe Radio Kosova 2, studiot e rekordimit e motazhes si dhe hapësira e korridoreve me një hapësirë totale prej mbi 700m/2”, ka shkruar Osmani.


MË SHUME NGA Lajme