07:36 / 04.01.2024
Sveçla pritet të vizitojë sot Luginën e Preshevës
RTKlive
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, të enjten do të vizitojë Luginën e Preshevës me ftesë të Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Sveçla do të vizitojë sot komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës dhe do të takohet me zyrtarët e pushtetit lokal shqiptar atje si dhe me Këshillin Kombëtar Shqiptar.
Fillimisht në orën 09:30 do të takohet me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiun në Medvegjë, më pas në orën 12:00 do të qëndrojë në Bujanoc ku do të takohet me deputetin Shaip Kamberi dhe në orën 15:30 do të vizitojë zyrën e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Preshevë.























