23:12 / 04.01.2024
Sandulloviq u rrah nga BIA, Kusari-Lila: Vuçiq po përdorë metoda brutale
Sh.Ç /RTKlive
Politikani serb Nikola Sanduloviq, u rrah brutalisht nga Shërbimi Sekret i Serbisë (BIA), pas deklarimeve të tij rreth kërkimfaljes për krimet e shtetit serb në Kosovë. Ai deklaroi se “ka kërkuar falje edhe për ata që nuk e benë këtë”.
Kryetari i Partisë Republikane në Serbi kishte bërë homazhe në Prekaz.
Për këtë rast ka reaguar shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.
Ajo ka theksuar se Aleksandar Vuçiq, ish-ministër i “Kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq, po përdorë metoda brutale ndaj atyre që pranojnë të vërtetën e krimeve.
“Vuçiq është një shekull larg pranimit të së vërtetës së krimeve të kryera, ndërkohë që rrezikon ekzistencën e atyre që e bëjnë”, ka theksuar ajo.























