Haxhiu thotë se nuk sheh vullnet nga KPK-ja për reformim
BKT
Lajme

Haxhiu thotë se nuk sheh vullnet nga KPK-ja për reformim

Sh.Ç /RTKlive

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se nuk sheh përpjekje dhe as vullnet nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për reformim. Ajo e ka vlerësuar punën e Këshillit Gjyqësor.

Duke ju përgjigjur pyetjeve që i janë bërë në Instagram, Haxhiu është shprehur skeptike se mund të ketë reforma pa hyrë në fuqi Ligji për KPK-në.

“Nuk shoh përpjekje dhe as vullnet nga ana e KPK-së për reformim. Pra, nuk kam besim që mund të bëhen reformat aty pa hyrë në fuqi Ligji për KPK-në. Ndërsa sa i përket KGJK-së, e vlerësoj punën dhe angazhimin e tyre tani për tani”, ka shkruar ministrja Haxhiu.

Haxhiu ka folur edhe për zgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit.  Sipas saj, procesi është përgjegjësi e KPK-së.

“E rëndësishme është që ky proces të jetë transparent dhe meritor dhe jo sikur ka ndodhur në të kaluarën. Kosovës i duhet një kryeprokuror i guximshëm, kompetent dhe me integritet”, ka thënë Haxhiu.


MË SHUME NGA Lajme