Kryeministri Kurti takoi ambasadorin e Suedisë
BKT
Lajme

Kryeministri Kurti takoi ambasadorin e Suedisë

M.P. / RTKlive

Kryeministri Albin Kurti priti në takim ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.

Në takimin e parë këtë vit me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, i pari i ekzekutivit e falënderoi atë për bashkëpunimin e mirë dhe ndihmën e vazhdueshme të Suedisë në zhvillim, demokratizim dhe qeverisje të mirë.

“Në takim u bisedua për temat aktuale, marrëdhëniet bilaterale, me theks te ekonomia dhe shkëmbimet tregtare, dhe fushat e bashkëpunimit. Suedia është ndër pesë donatorët më të mëdhenj në Kosovë, duke dhënë një kontribut të çmuar në forcimin e kapaciteteve të administratës publike, në përgatitjen dhe hartimin e politikave për barazi dhe mbrojtjen e mjedisit, si dhe promovimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.


MË SHUME NGA Lajme